4 tipologjitë e lëkurave
1. Lëkure normale
Lëkura është e hidratuar, e butë, nuk ka mbiprodhim yndyre dhe as nuk krijon ndjesinë e tendosjes. Pore janë të madhesisë normale në gjithë fytyrën.
1. Lëkure mikse
Lëkura është e yndyrshme tek zona T (hundë – ballë – mjekër) dhe normale në pjesën tjetër të fytyrës. Poret në këtë zonë janë të zmadhuara ndërsa në pjesën tjetër të fytyrës janë normale.
1. Lëkure e yndyrshme
Lëkura është e gjitha e yndyrshme jo vetëm tek zona T (hundë – ballë – mjekër). Shkëlqen dhe poret janë goxha të zmadhuara. Të krijon edhe ndjesinë e yndyrës në duar kur e prek.
1. Lëkure e thatë
Lëkura ka tendencë të krijojë ndjesinë e tendosjes, në pamje duket pa hidratim, pa shkëlqim dhe ndonjeherë ka tendencë edhe të krijojë si petëza të bardha. Poret janë shumë pak të dukshme.