1. Laresin me Ph specifik sipas tipit te lekures qe ju keni. Laresi duhet i lengshem pasi laresat e ngurte ne trajte sapuni zakonisht kane nje Ph teper te larte (9-10-12 ne raport ne lekuren qe e ka Ph 4.5-5.5) dhe ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne tharjen e lekures dhe prishjen e balances te Ph te saj ose te barieres lipidike shume te rendesishme.
2. Toniku – ben pastrimin e poreve ne thellesi duke parandaluar dhe trajtuar pikat e zeza. Dezinfekton poret ne brendesi, nuk shpelahet dhe qendron aty gjate gjithe dites dhe nate (pasi perdoret dy here ne dite) dhe ben qe poret te duken me te reduktuara, dhe lekura te te prodhoje me pak yndyre. Ndihmon ne balancen e yndyres sidmos tek zona T (hunde, balle, mjeker).
3. Kremi i syve eshte produkt qe trajton dhe parandalon. Eshte produkt multifunksional per rrudhat, rrathet e zinj, borsat/ qeskat poshte syve dhe qepallat qe mund te bien me moshen. Rekomandohet per cdo moshe +19 vjec. Para moshesh 19 vjec sugjerohet vetem ne rastet kur nevojitet por nuk eshte domosdoshmeri, pas moshes 19 vjec duhet te jete patjeter pjese e rutines te kujdesit te lekures.
3. Krem hidratues (+spf e larte ne nje format kremi) – balanca e yndyres dhe e hidratimit eshte hapi baze. Pa nje hidratim te mire te lekures, asnje hap tjeter nuk ka per tu realizuar ashtu sic duhet. Kremi realizohet me baze 100% ujore, ne menyre qe lekura te realizoje balancen maksimale te hidratimit, dhe ne kete menyre te mos mbiprodhoje yndyre ose te mos kemi tharje te saj. Ndersa faktori i larte mbrojtes mbron lekuren nga rrezet e demshme UV, trajton dhe parandalon daljen e melazmave/ hiperpigmentimeve (njollave te errta nga dielli). Baza e Aloe Veres zbardh njollat e errta ne lekure dhe njetrajteson ngjyren e saj. Rrezet UV ndikojne ne daljen e rrudhave, ndaj SPF duhet te jete e pranishme cdo dite te vitit.