Anti acne routine

From: L0

Seti qe ne sugjerojme per lekuren akneike perfshin:

1. Laresin anti akne me Ph specifik per tipologjine e lekures tuaj.
2.  Tonik
3. Krem hidratues anti akne (+spf e larte ne nje format kremi qe te mos blini dy produkte me vete)
4. Serum specifik anti akne – nje serum jo per gjithe fytyren.

Larës për lëkurë mikse/ të yndyrshme/ akneike

Larës për lëkurë normale / të thatë

Tonik trëndafili

Krem anti-akne

Serum për lëkurë akneike

L0

Seti qe ne sugjerojme per lekuren akneike perfshin:

1. Laresin anti akne me Ph specifik per tipologjine e lekures tuaj. Laresi duhet i lengshem pasi laresat e ngurte ne trajte sapuni zakonisht kane nje Ph teper te larte dhe ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne tharjen e lekures dhe prishjen e balances te Ph te saj. (ne duhet ta stabilizimojme prodhimin e yndyres/sebumit te saj, jo te stimulojme tharjen e lekures). Ndaj kujdes, mos perdorini asnjehere nje sapun per te lare nje fytyre me tendence akneike

2.  Tonik – per shkak se nje lekure akneike nuk duhet te perdore skrab, duhet patjeter nje produkt qe ben pastrimin e poreve ne thellesi. Skrabi nuk perdoret ne lekurat akneike pasi duke u masazhuar ka tendence te caje vatrat e infeksionit, vatrat e akneve dhe bakteri te perhapet ne gjithe fytyren duke kontaminuar gjithe pjesen tjeter te lekures. Per me teper, keto akne do te ngelen shenja ne nje moment te dyte nga perdorimi i skrabit pasi vatra ka ngelur e hapur dhe pa u trajtuar. Kujdes! Shenjat/ cikatricet jane me te veshtira per tu trajtuar sesa aknet. Toniku gjithashtu ben dezinfektimin e poreve, i ben ato te duken me te vogla, me te reduktuara pasi i pastron ne thellesi. Duke u reduktuar disi, kemi dhe balance me te mire te yndyres. Nuk prodhohet me teper yndyre.

3. Krem hidratues anti akne (+spf e larte ne nje format kremi qe te mos blini dy produkte me vete) – balanca e yndyres dhe e hidratimit eshte hapi baze. Pa nje hidratim te mire te lekures, asnje hap tjeter nuk ka per tu realizuar ashtu sic duhet. Kremi realizohet me baze teresisht ujore, ne menyre qe lekura te realizoje balancen maksimale te hidratimit, dhe ne kete menyre te mos mbiprodhoje yndyre. Ndersa faktori i larte mbrojtes mbron lekuren nga rrezet e demshme UV dhe parandalon daljen e melazmave (njollave te errta nga dielli). Trajton dhe parandalon aknet.

4. Serum specifik anti akne – nje serum jo per gjithe fytyren. Zakonisht, serumet anti akne qe jane per gjithe fytyren, jane me teper parandalues sesa trajtues dhe kjo eshte arsyeja se pse zakonisht nuk funksionojne kur i perdorni. Qe serumi te jete sa me i perqendruar dhe specifik, duhet te jete antibakterial shume i fuqishem dhe te aplikohet vetem tek aknet si ne rastin e serumit tone. Ne kete rast qe ju keni akne aktive nuk ju ndihmon nje serum anti akne per gjithe fytyren. Serumi qe ne sugjerojme eshte nje serum me spekter te gjere, i cili vepron ne cdo bakter qe rritet ne lekure, pa pasur nevoje per te bere nje analize paraprake per te pare llojin e bakterit qe ju ka krijuar aknet. Vepron gjithashtu edhe ne aknet hormonale, dhe i trajton ato qe ne javen e pare te aplikimit. Antibakterial dhe antiinflamator i shkelqyer.